Një rast i tentim-futjes së kontrabandës është parandaluar në Qendra Korrektuese e Dubravës, pas një kontrolli rutinor të realizuar nga zyrtarët korrektues në bashkëpunim me Njësitin K9 të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 16:40, kur gjatë kontrollit të një kamionete pune që po kthente të burgosur me të drejtë pune jashtë institucionit, janë gjetur dy qese të kamufluara me substancë të dyshuar narkotike, të fshehura në dyshemenë e automjetit.
Të dyshuar për rastin janë disa të burgosur që gëzojnë të drejtën e punës jashtë institucionit. Ndaj tyre janë ndërmarrë masa disiplinore dhe u janë pezulluar beneficionet deri në përfundimin e hetimeve./Arbresh.info
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 ...
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?
EKSKLUZIVE: Shërbimi grek përfshihet në zhvillimet e brendsh...
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
Nesër Kosova-Andorra, Foda: Luajmë për fitore
Sonte PDK përmbyll fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbeu...