Arrin në Kosovë grupi i katërt i haxhilerëve nga Gjilani, Lipjani dhe Rahoveci

11:48 | 6 Qershor 2026
E.K

Grupi i katërt i haxhilerëve nga Gjilan, Lipjan dhe Rahovec ka arritur sot në Kosovë, pas përfundimit të ritualit të haxhit në vendet e shenjta.

Në pritje të tyre dolën familjarë të shumtë, të cilët i mirëpritën me emocione dhe u uruan haxh të pranuar.

Kthimi i haxhilerëve po vazhdon në grupe, ndërsa familjet dhe të afërmit po i presin me gëzim pas përmbushjes së njërit prej obligimeve më të rëndësishme fetare islame.