Molliqaj nga PSD thirrje diasporës: Votoni sa më shumë në këto zgjedhje

11:42 | 6 Qershor 2026
E.K

Dardan Molliqaj, nga Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD), u ka bërë thirrje qytetarëve që jetojnë jashtë vendit të marrin pjesë sa më masivisht në procesin zgjedhor.

Në një mesazh drejtuar diasporës, Molliqaj ka ftuar bashkatdhetarët që të paraqiten në përfaqësitë diplomatike më të afërta për të ushtruar të drejtën e tyre të votës.

“Të dashur qytetarë në diasporë, ju bëjmë thirrje që të shkoni në përfaqësinë tuaj më të afërt diplomatike dhe të votoni sa më shumë në këto zgjedhje”, ka deklaruar ai./Arbresh.info