Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton të gjithë bashkatdhetarët tanë se sot, nga ora 07:00 janë hapur të gjitha pikat e votimit në misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës.
“Ftojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që janë regjistruar për të votuar jashtë vendit, të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar. Pjesëmarrja juaj në zgjedhje është një kontribut i rëndësishëm për demokracinë dhe të ardhmen e vendit tonë. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në koordinim me Komosionin Qendror të Zgjedhjeve, mbetet e përkushtuar për të siguruar mbarëvajtjen e procesit të votimit në të gjitha përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës. Ju falënderojmë për angazhimin dhe kontributin tuaj të vazhdueshëm për Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...