Kurti njofton nisjen e ndërtimit të urës së tretë mbi Ibër

12:36 | 5 Qershor 2026
E.K

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka nisur ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Sipas tij, ky projekt vjen pas dy urave të tjera të ndërtuara vitin e kaluar dhe synon të rrisë lidhjen ndërmjet pjesëve të qytetit, si dhe të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve.

Postimi i plotë:

E nisëm urën e tretë mbi lumin Ibër në Mitrovicë, pas dy të tjerave që i ndërtuam vitin e kaluar, sepse sa më shumë ura aq më e fortë lidhja. Më shumë liri të lëvizjes dhe më shumë qarkullim.

Me urën e re, e cila do të jetë 21.5 metra e gjerë dhe 65 metra e gjatë, afrojmë Zhabarin e Gushacin me Vidimriqin, dhe po ashtu revitalizojmë gjithë zonën përreth saj në kuadër të projektit zhvillimor për Ibrin./Arbresh.info