Kurti: Kosova ka potencial për t’u bërë pjesë e historive globale të suksesit në teknologji dhe inovacion

10:41 | 5 Qershor 2026
Q L

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar kompaninë “Fresha” së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe kandidatin për deputet Ilir Kërçeli, duke e vlerësuar atë si shembull të inovacionit dhe ekonomisë digjitale.

Kurti tha se kjo kompani bashkëpunon me mbi 140 mijë biznese nga vende të ndryshme të botës dhe me rreth 450 mijë profesionistë, duke realizuar mbi 1 miliard termine dhe duke transformuar industrinë e bukurisë dhe estetikës në nivel global, shkruan Arbresh.info.

“Kosova ka talent, ka të rinj të aftë dhe ka potencial për t’u bërë pjesë e historive të tilla të suksesit,” u shpreh Kurti.

Ai theksoi se investimi në dije, teknologji dhe inovacion është kyç për zhvillimin e vendit, duke shtuar se Qeveria ka investuar dhe do të vazhdojë të investojë në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe inovacionit./Arbresh.info/