
Serbian President Aleksandar Vucic attends a news conference with Former Jamaican sprinter and an ambassador of the EXPO 2027 exhibition Usain Bolt at the Serbia Palace in Belgrade, Serbia, Tuesday, June 17, 2025. (AP Photo/Darko Vojinovic)
Aleksandar Vuçiq në konferencën e sotme për shtyp në Tivat, në prag të Samitit BE – Ballkani Perëndimor, deklaroi se një nga bashkëpunëtorët e tij ka marrë një vendim të gabuar duke organizuar ardhjen e disa personave që synonin të krijonin një atmosferë më të favorshme për të në Mal të Zi, duke theksuar se një veprim i tillë nuk është kërkuar nga ai.
Presidenti i Serbisë shtoi se personat që janë kthyer nga aeroporti i Tivatit drejt Serbisë nuk janë kriminelë dhe nuk kanë pasur asnjë mjet me të cilin do të mund të shkaktonin probleme në Mal të Zi, duke i cilësuar si të pabaza pretendimet për destabilizim apo “luftë hibride”.
“Madje as që do të më shkonte ndër mend të organizoja diçka të tillë. Nëse do ta kisha bërë, sot do t’u kërkoja falje mikpritësve për gabimet që ka bërë dikush nga bashkëpunëtorët e mi. Ata njerëz nuk kishin as armë e asgjë tjetër; po t’i kishin, do të ishin arrestuar, por nuk u arrestuan. Ata erdhën për të krijuar një atmosferë më të mirë, edhe pse mua nuk më duhej, sepse jam mësuar me situata të ndërlikuara. Mbanin banera dhe transparente, gjë që tregon mikpritje të dobët”, tha Vuçiq.
Ai theksoi se mes tyre nuk ka kriminelë dhe se narrativa që po përpiqet të krijohet është e pasaktë, duke shtuar se bëhet fjalë për aktivistë që kishin për qëllim vetëm vendosjen e disa banerave, jo për destabilizim apo për “luftë hibride”.
“Deklarata të tilla janë të pakuptimta”, u shpreh ai.
Detyra speciale për llogari të Vuçiqit – kush janë kriminelët e ndaluar në Mal të Zi?
Vuçiq shtoi se këta persona nuk kanë sjellë asgjë të paligjshme apo të rrezikshme me vete, shkruan rtcg.
“Nëse kanë kryer ndonjë vepër penale, pse nuk janë mbajtur? Nëse do të kishin diçka të paligjshme, do të ishin ndaluar. Pra, po tentohet të paraqitet Serbia si faktor destabilizues, dhe kjo është një narrativë që përsëritet prej vitesh”, tha ai.
Ai shtoi se nuk i mbështet masat reciproke dhe i ka kërkuar institucioneve shtetërore të mos i ndërmarrin ato. Sipas tij, Serbia do të përpiqet të ruajë marrëdhënie sa më të mira, por nuk mund të jetë e kënaqur kur, siç tha ai, flitet për aneksim dhe kur “historia falsifikohet”.
Duke folur për Kosovën, Vuçiq tha se “Serbia nuk ia ka marrë askujt territorin. Këndvështrimet janë të ndryshme, por duhet të dëgjojmë dhe të kuptojmë njëri-tjetrin. Unë besoj në marrëdhënie më të mira dhe është e rëndësishme të kemi komunikim më të shpeshtë, për të shmangur fjalët e rënda”.
Ndërkohë, sipas raportimeve, policia kufitare malazeze në Aeroportin e Tivatit ka refuzuar hyrjen dhe ka kthyer në Beograd rreth orës 16:00 një grup shtetasish të Serbisë, mes të cilëve, sipas tyre, kanë qenë kryesisht persona me dosje kriminale, të cilët prej vitesh përmenden në media si të lidhur me detyra të ndryshme në kuadër të strukturave pranë pushtetit serb.
Ndalimi i hyrjes për këtë grup është marrë, sipas autoriteteve malazeze, pas një vlerësimi të sigurisë nga Drejtoria e Policisë, e cila ka konstatuar se prania e tyre në territorin e Malit të Zi mund të përbënte rrezik për sigurinë kombëtare dhe të brendshme. /Telegrafi/
ZYRTARE: Andoni Iraola është trajneri i ri i Liverpoolit!
Klinika Stomatologjike kryen suksesshëm rehabilitimin protet...
Rama në Tivat për Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Fokus në z...
Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndih...
Merz dhe Macron me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt ...
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...