Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen tragjike të dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin.
Lushtaku ka thënë se me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e të riut Leonit Aliu nga Rezalla e Skenderajt, i cili humbi jetën tragjikisht në Shëngjin të Shqipërisë.
Ai u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Aliu, të afërmve dhe miqve të të ndjerit, duke theksuar se kujtimi për Leonitin do të mbetet gjithmonë i gjallë.
Po ashtu, kreu i Skenderajt ka shprehur solidaritet edhe me familjen Binaku nga Gllobari i Drenasit për humbjen e birit të tyre, Jetmir Binaku, i cili po ashtu humbi jetën në këtë ngjarje tragjike.
“Dhimbja juaj është dhimbje e të gjithëve ne. Zoti u dhëntë forcë familjeve Aliu dhe Binaku për ta përballuar këtë humbje të rëndë”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...
Bedri Hamza: Arsimi dhe rinia në qendër të programit të PDK-...