Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Maliq, duke shprehur dhimbjen dhe solidaritetin e lartë shtetëror për humbjen e jetës së efektivit Enea Mekolli dhe plagosjen e kolegut të tij, Edison Adri.
Kreu i Shtetit nënvizoi se kjo humbje nuk do ta zbrapsë Policinë e Shtetit, duke garantuar se populli shqiptar është masivisht në krah të uniformave blu për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike.
“Bashkohem thellësisht më dhembjen për humbjen tragjike të jetës në krye të detyrës të policit Enea Mekolli dhe plagosjen rëndë të kolegut të tij, Edison Adri.
I shpreh familjes ngushëllimet dhe solidaritetin më të lartë në emër të shtetit shqiptar në këtë ditë mjaft të rëndë për ta!
I uroj shërim të plotë dhe sa më të shpejtë punonjësit të Policisë së Shtetit, i cili mbeti i plagosur!
Policia e Shtetit nuk do të zbrapset nga kjo humbje e do ta kthejë dhimbjen në forcë e vendosmëri për të luftuar krimin në çdo skutë.
Populli shqiptar është masivisht përkrah policisë në mbrojtje të sigurisë dhe rendit publik”, tha Begaj.
Qytetari gjen telefonin dhe portofolin të humbur, i dorëzon ...
“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiq...
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...