Kujtojmë se lideri i ri iranian është Ajatollah Mojtaba Khamenei, i njohur si djali i liderit të ndjerë iranian Ali Khamenei dhe një nga figurat më me ndikim brenda strukturave të pushtetit në Iran.
Khamenei është një klerik dhe politikan iranian që prej vitesh ka pasur rol të rëndësishëm prapa skenave në aparatin shtetëror.
Ai është i lidhur ngushtë me Gardën Revolucionare Islamike (IRGC) dhe strukturat e sigurisë, duke u konsideruar si një ndër figurat që ka ndikuar në vendimmarrjet strategjike të vendit, pavarësisht mungesës së një profili të lartë publik.
Sipas të dhënave biografike, ai ka lindur në vitin 1969 në Mashhad dhe është formuar në seminaret fetare në Qom, një nga qendrat kryesore të studimeve islame në Iran. Gjatë viteve, ai ka ndërtuar një rrjet të fortë ndikimi brenda institucioneve politike dhe ushtarake, veçanërisht përmes lidhjeve me Gardën Revolucionare dhe milicinë Basij. /Telegrafi/