Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka shprehur ngushëllime për familjet e dy të rinjve nga Kosova që humbën jetën në ngjarjen tragjike të ndodhur sot në bregdetin shqiptar.
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ngjarjen tragjike të ndodhur sot në bregdetin shqiptar, ku dy të rinj, shtetas të Republikës sonë, humbën jetën, ndërsa tre të tjerë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, ndodhen ende në gjendje të rënduar. Institucionet tona janë në kontakt të vazhdueshëm dhe të ngushtë me autoritetet e Republikës së Shqipërisë, duke ofruar mbështetjen e nevojshme. Familjeve të viktimave dhe të afërmve të tyre u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Të lënduarve u uroj forcë, rikuperim dhe shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar ajo në “Facebook”./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...
Asllani me fjalë të mëdha për trajneri Maran
Vdekja e dy të rinjve kosovarë në Shëngjin, Haradinaj: Bashk...
Trump: Do të doja ta takoja Ajatollahun iranian
KQZ miraton planin operacional për zgjedhjet e 7 qershorit