Pesë të rinj nga Kosova u futën për t’u larë në det, por u morën nga dallgët e krijuara nga erërat e forta.
Si pasojë, dy prej tyre kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerët ndodhen në gjendje të rëndë.
Për të personat që humbën jetën, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.
“Me hidhërim të thellë mësova për ngjarjen tragjike që u mori jetën dy të rinjve nga Kosova sot në Shëngjin. Në këto çaste të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet dhe të afërmit e viktimave, ndërsa uroj shërim sa më të shpejtë për tre shokët e tyre. Kjo tragjedi na kujton rëndësinë e kujdesit dhe respektimit të çdo mase sigurie në plazhet tona”, ka shkruar ai.
“Nisur nga ky rast i rëndë, ftoj institucionet qendrore dhe vendore, si edhe operatorët turistikë, të marrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë në plazhe gjatë gjithë sezonit veror, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të tilla dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe vizitorëve”, u shpreh Begaj./Arbresh.info
Sekretari Rubio: Çështja e anëtarësimit të Kosovës në NATO s...
Sëmundja e lisë së deles në Delloc të Suharekës, asgjësohen ...
Dasma top sekrete e Dua Lipës me Callum Turner – dy sheshe d...
“Pesë shokët nga Kosova u futën në det…”, ...
Formacionet zyrtare, Shqipëri – Izrael: Maran befason ...
Trump: Po mos të isha unë, Izraeli nuk do të ekzistonte