Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të tyre, të paktën për qiratë ditore, duke e bërë vendin të dytin më të shtrenjtë në rajon, pas Malit të Zi.
AirDNA, një platformë analitike që jep të dhëna për njësitë akomoduese me afat të shkurtër, analizoi koston ditore të akomodimit.
Nga grafiku i publikuar rezulton se Shqipëria është e dyta më e shtrenjta në Ballkan, me një çmim mesatar prej 57/euro për natë. Vendi i dytë më i shtrenjtë në rajon është Bosnjë Hercegovina, me 56 euro/nata, e ndjekur nga Serbia, me 51 euro/nata, Kosova, 42 euro/nata. Maqedonia e Veriut është destinacioni më i lirë në Europë, me 40 euro nata.
Gjithsesi, Shqipëria mbetet akoma e lirë në krahasim me Malin e Zi, që është konkurrenti direkt turistik dhe vendet e tjera të Europës. Në Mal të Zi, qiraja mesatare ditore është 79 euro/nata.
Në vendet e tjera afër nesh, në Itali, qiraja mesatare për një natë është 146 euro/nata, në Kroaci 130 euro, në Greqi 138 euro/nata./euronews.al
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re n...
Costa, mesazh liderëve politikë: BE-ja nuk mund t’i bëjë det...
Vizita e Costas në Kosovë, i pranishëm në takimin me Kurtin ...
Kuvajti shpall “non grata” dy diplomatë iranianë
Costa u bën thirrje liderëve: Integrimi evropian mbi ndarjet...
Një fluturim nga Beogradi ndalohet në aeroportin e Tivatit, ...