Pas vendosjes së tabelave, Fitore Pacolli: Mos keni merak, veriu është Republikë e Kosovës

15:17 | 3 Qershor 2026
E.K

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka reaguar pas vendosjes së tabelave të reja me emrat e rrugëve në veri të vendit dhe kritikave që kanë pasuar nga oponentët politikë.

Përmes një reagimi publik, Pacolli ka thënë se veriu është pjesë e pandashme e Republikës së Kosovës dhe se shtrirja e rendit dhe ligjit në atë pjesë të vendit nuk duhet të kontestohet.

“Mos keni merak, veriu është pjesë e Republikës së Kosovës, nuk është dhuratë e Rankoviqit”, ka deklaruar Pacolli./Arbresh.info