Ankesa e paraqitur nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) më 1 qershor, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, është pranuar si e bazuar, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje (LVV) djanë gjobitur me 5.100 euro lidhur me përfshirjen e fëmijëve në aktivitete të fushatës zgjedhore.
Lajmi është bërë I ditur nga drejtori i IKD-së , Ehat Miftaraj.
Sipas vendimit, LVV-ja duhet ta paguajë gjobën brenda 15 ditëve.
IKD-ja ka njoftuar se e konsideron këtë vendim si pjesë të përpjekjeve të saj për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve, duke kërkuar zbatim të njëjtë të ligjit për të gjithë subjektet politike.
Nga ana tjetër, rasti vjen në një periudhë kur LVV-ja vazhdon të mbetet forca më e madhe politike në vend, ndërsa institucionet përkatëse kanë vlerësuar se respektimi i standardeve ligjore gjatë aktiviteteve publike duhet të vlejë për të gjithë akterët politikë pa dallim./ Arbresh.info
Franca gjobit me 25 milionë dollarë kompaninë Shein
Shpërthim me lëndë plasëse në Përmet, lëndohen rëndë dy pers...
Juventusi heq dorë nga sulmuesi serb
Lladrovci: Limaj i duhet PDK-së, PDK i duhet Limajt
Zyrtarët thonë se 63 persona janë lënduar nga sulmet iranian...
Ardian Gjini mesazh qytetarëve: Rruga jonë zgjidh nevojat e ...