Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Kosovë me një takim me Presidenten në detyrë, Albulena Haxhiu.
Takimi po zhvillohet në kuadër të turneut të Costës në vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa në fokus ishin marrëdhëniet mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, procesi i integrimit evropian, reformat demokratike dhe zhvillimet aktuale politike.
Vizita e presidentit të Këshillit Evropian vjen në një periudhë të rëndësishme për perspektivën evropiane të Kosovës, teksa Bashkimi Evropian ka ritheksuar angazhimin për avancimin e procesit të zgjerimit në rajon.
Pas takimit me Haxhiun, Costa pritet të takohet edhe me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Vizita e tij në Prishtinë paraprin Samitin BE–Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet më 5 qershor në Tivat./Arbresh.info
Shefja e BE-së në Prishtinë: Sa më shpejt, Kosova ka nevojë ...
Provedel në “radarin” e Interit
Muja: Integrimi evropian udhërrëfyes për reformat në bujqësi
Vendosen tabelat me emra të rinj të rrugëve në Mitrovicën e ...
GAP dhe KLGI kundërshtojnë tarifën për hyrje në Prishtinë
Përballje historike në UFC: Denis Buzukja përballë rivalit r...