Arrestohet 25-vjeçari në Kaçanik, dyshohet se shtiu me armë zjarri

07:49 | 3 Qershor 2026
H.E

Policët e stacionit në Kaçanik kanë arrestuar një personin me inicialet M.K (25 vjec ) i dyshuar për veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Më 02.06.2026, rreth orës 22:30, policia në Kaçanik ka pranuar një informatë se në fshatin Kovaqec, ishin dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri.

“Pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga Njësia e Hetimeve është identifikuar personi i dyshuar. Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti për veprat penale të lartcekura. Arma e zjarrit është sekuestruar si provë materiale, ndërsa i dyshuari, është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale