Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shprehur bindjen se pas zgjedhjeve të 7 qershorit Kosova nuk do të përballet me nevojën për një proces të ri zgjedhor, duke vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje do të dalë më e fuqishme se më parë.
Në Debat Plus, Sveçla tha se gjasat janë shumë të mëdha që vendi të mos shkojë sërish në zgjedhje, pasi sipas tij rezultati i ardhshëm zgjedhor do të japë një mesazh të qartë politik.
“Gjasat janë shumë të mëdha (që të mos shkohet edhe në një palë zgjedhje pas 7 qershorit). Unë jam fuqishëm i bindur që ne do të fitojmë më shumë se kurrë. E kur them më shumë se kurrë, më shumë se VV-ja tash deputetë… që mesazhi që votuesi do t’i jap të gjitha subjekteve opozitare është i qartë, se qasja e tyre është e papranueshme. Qasja bllokuese”, ka thënë Sveçla.
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...