Haxhiu: Partneriteti me Italinë vazhdon në rrugën e përbashkët evropiane

20:59 | 2 Qershor 2026
E.G

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në kremtimin e Ditës së Republikës së Italisë, ku ka shprehur urimet më të përzemërta për popullin italian dhe mirënjohjen për miqësinë e qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Italisë.

“Përtej Adriatikut, historitë tona janë takuar ndër shekuj. Sot, partneriteti ynë vazhdon në paqe, siguri, ekonomi, kulturë dhe në rrugën tonë të përbashkët evropiane”, ka shkruar ajo në Facebook”.