Sot u mbajt takimi i parë i Komitetit Monitorues për Bashkëpunimin për Zhvillim. Ky Komitet shërben si mekanizëm ndërinstitucional për të mbështetur koordinimin, monitorimin dhe zbatimin e fondeve të Bashkimit Evropian dhe partnerëve zhvillimorë.
Takimi mblodhi përfaqësues të ministrive, agjencive dhe institucioneve zbatuese përgjegjëse për projektet e financuara nga Bashkimi Evropian, për të diskutuar ecurinë e projekteve ekzistuese, përgatitjet për aplikimet e ardhshme në kuadër të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), si dhe sfidat që kërkojnë koordinim dhe veprim të përbashkët institucional.
Komiteti do të shërbejë si forum i cili proaktivisht dhe në baza të rregullta adreson nevojat dhe sfidat që burojnë nga zbatimi i projekteve zhvillimore, në përputhje me prioritetet shtetërore të Kosovës.
Rubio: SHBA si heqin sanksionet ndaj Iranit vetëm për hapjen...
“The Best of Fisnik Asllani” – Bundesliga publikon përmbledh...
Protesta përpara Kryeministrisë për Zvërnecin, qytetarët çaj...
Pacolli: Suksesi nuk matet me sa larg shkon, matet me sa nje...
Dita e tretë e protestës në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit ...
Ivanka: Zvërneci, projekti i jetës sime – Punojmë me s...