Oda Ekonomike e Kosovës ka njoftuar se certifikata e origjinës “Made in Kosova” tashmë është e njohur ndërkombëtarisht, duke shënuar një arritje të rëndësishme dhe historike për ekonominë e Republikës së Kosovës.
Në Paris, OEK-u është akredituar zyrtarisht nga Oda Ekonomike Ndërkombëtare dhe Federata Botërore e Odave Ekonomike për lëshimin e Certifikatave të Origjinës me njohje globale.
“Ky proces përfaqëson rezultat të një pune të gjatë institucionale dhe profesionale, me qëllim forcimin e pozitës së Kosovës në tregtinë ndërkombëtare dhe rritjen e besueshmërisë së produkteve kosovare në tregjet globale.
Për herë të parë në historinë e Republikës së Kosovës, Certifikatat e Origjinës të lëshuara nga Oda Ekonomike e Kosovës do të kenë validitet ndërkombëtar të pranuar, duke mundësuar një prezantim më të fuqishëm të produkteve vendore në tregjet botërore”, thuhet në njoftim.
Sipas Odës, ky hap strategjik përfaqëson avancim të rëndësishëm në: forcimin e eksportit të produkteve kosovare, rritjen e kredibilitetit dhe besueshmërisë ndërkombëtare të bizneseve vendore, digjitalizimin dhe modernizimin e shërbimeve tregtare dhe mbështetjen e drejtpërdrejtë për prodhuesit dhe eksportuesit e Kosovës.
Certifikata e Origjinës “Made in Kosova” njihet ndërkombëtar...
Lladrovci përkrah Komandant Remin: Zëri i tij do të jetë i v...
Enzo Fernández dëshiron largimin nga Chelsea, ëndërron trans...
Sveçla mban sot konferencë për media
E arritën kualifikimin në Botëror pas 24 vitesh, kjo është l...
Kultivonin kanabis në Prizren, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj...