Mesfushori nga Kaçaniku, Etnik Brruti e ka kompletuar kalimin te Hajduku i Splitit në Kroaci.
Brruti së fundmi ishte pjesë e Malishevës në Superligën e Kosovës, mirëpo tash do të luajë në atë të Kroacisë.
Mesfushori 22-vjeçar është transferuar në Kroaci si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Malishevën po përfundonte këtë muaj.
Brruti veçse është prezantuar nga Hajduku, teksa tashmë ai i ka thënë fjalët e para si lojtar i gjigantit kroat.
“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar me klubin më të madh në Kroaci, mezi po pres të luajë para tifozëve më të mirë”, tha ai në rrjetin e tij social “Instagram”.
Brruti ishte rritur në akademinë e Prishtinës, nga ku kaloi te Besa e Pejës.
Më pas, në vitin 2023, ai e bëri kalimin nga Besa te Malisheva.
Brruti është reprezentues i kombëtares së Shqipërisë, në nivelin U21. Ai kishte marrë ftesë edhe nga kombëtarja A, por ende nuk ka luajtur asnjë minutë.
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media