Guglielmo Vicario ka qenë për një kohë të gjatë kandidati kryesor i Interit për të zëvendësuar Yann Sommerin, por duket se klubi zikaltër ka ndryshuar planet.
Sipas Gazzetta dello Sport, drejtuesit e Interit, Giuseppe Marotta dhe Piero Ausilio, e kanë ndjekur nga afër portierin e Tottenhamit, kanë zhvilluar kontakte dhe madje kanë arritur edhe marrëveshje paraprake për të ardhmen e tij.
Megjithatë, në fund kanë vendosur të mos e çojnë përpara operacionin.
Interi ka vendosur që portieri titullar për sezonin e ardhshëm të jetë Josep Martinez. Spanjolli, i transferuar nga Genoa në verën e vitit 2024 për 15 milionë euro, ka kaluar dy sezone si zëvendësues i Sommerit dhe tani është gati të marrë vendin e parë në portë.
Martinez ka kaluar një sezon të vështirë edhe në aspektin psikologjik, pas aksidentit rrugor ku humbi jetën një 81-vjeçar. Megjithatë, ai ka fituar besimin e trajnerit Cristian Chivu, i cili e aktivizoi në të gjitha ndeshjet e Kupës së Italisë.
Tani pyetja kryesore te Interi është se kush do të jetë zëvendësuesi i Martinezit.
Një nga emrat që po shqyrtohet është Kepa Arrizabalaga. Portieri 31-vjeçar spanjoll është aktualisht pjesë e Arsenalit, kampionit të Anglisë, edhe pse gjatë sezonit të fundit ka luajtur vetëm 12 ndeshje.
Kepa ka edhe dy vite kontratë me klubin londinez. Ai vazhdon të mbetet portieri më i shtrenjtë në historinë e futbollit, pasi Chelsea pagoi 80 milionë euro për ta transferuar nga Athletic Bilbao në vitin 2018.
Në karrierën e tij, Kepa ka fituar dy trofe të Ligës së Kampionëve me Chelsean dhe Real Madridin, Europa League me Chelsean si titullar dhe Ligën e Kombeve me Kombëtaren e Spanjës, për të cilën ka regjistruar 13 paraqitje.
Një alternativë tjetër është Ivan Provedel i Lazios. Portieri 32-vjeçar është pjesë e klubit kryeqytetas që nga viti 2022 dhe ka qenë titullar i padiskutueshëm në sezonet e fundit.
Në fundin e sezonit të kaluar ai humbi vendin në formacion për shkak të një lëndimi, duke ia lënë hapësirën portierit të ri Motta.
Sipas raportimeve, Lazio e vlerëson Provedelin rreth 3 deri në 4 milionë euro.
Përveç cilësive sportive, Provedel shihet si një opsion i favorshëm edhe për shkak të rregullave të listave të lojtarëve, pasi është italian.
Kjo i jep atij një avantazh ndaj Kepas, teksa Interi vazhdon kërkimet për portierin që do të plotësojë repartin e gardianëve për sezonin e ardhshëm./Arbresh.info
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media