Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se dialogu me Serbinë nuk ka dështuar, duke theksuar se gjatë procesit janë arritur marrëveshje, por problemi kryesor, sipas tij, mbetet moszbatimi i tyre nga ana e Beogradit.
Gjatë debatit në emisionin “Politiko”, Kurti tha se marrëveshja nuk është e mirë por që ka bazë për tutje.
“Dialogu nuk ka vdekur. Ka pasur sukses, ka rezultuar me marrëveshje. Problemi është që marrëveshjen s’e nënshkruan Serbia e as nuk po e respekton. Serbia përditë po e shkel. Unë e kam pranu marrëveshjen. Ajo nuk është e shkëlqyeshme, por është bazë e mirë për më tutje. Edhe duket që Beogradi ka besuar që unë do të them jo për marrëveshje, por unë kam thënë po, dhe kur e kanë pa ku janë ndodh, nuk kanë pranu me nënshkru”, tha Kurti.
Aksident te “Bill Clintoni”, vetura godet një këmbësor
Hapet aplikimi për rreth 20 mijë maturantë për testin e Matu...
Gjini zotohet: Heqje e taksës për tokën e mbjellë dhe familj...
Hyn në fuqi kufizimi i ri i pagesave: mbi 2000 euro vetëm pë...
Costa nis vizitën në Ballkanin Perëndimor, të mërkurën qëndr...
Haxhiu: Fëmijët kanë nevojë për 365 ditë vëmendje, mbrojtje ...