Pas dhunës ndaj protestuesit në Zvërnec, 2 kompanive të sigurisë u hiqet licenca

08:54 | 1 Qershor 2026
E.H

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka njoftuar heqjen e licencës për dy subjekte të shërbimit privat të sigurisë fizike, “Myrto Security 1.3A” dhe “Major Security”, pas shkeljeve të konstatuara gjatë një tubimi të mbajtur më 30 maj 2026 në Portonovë, Zvërnec.

Sipas Policisë së Shtetit, hetimet administrative kanë evidentuar mungesë të masave të sigurisë, moszbatim të rregullave për hyrje-daljet në objekt dhe lejim të personave të paidentifikuar në zonën e siguruar.

Gjithashtu, gjatë ngjarjes janë raportuar veprime të dhunshme ndaj pjesëmarrësve në tubim, për të cilat janë konstatuar edhe tejkalime kompetencash nga disa punonjës të shërbimit.

Policia bën të ditur se hetimet administrative dhe penale po vijojnë, ndërsa dy subjektet janë privuar nga licenca për ushtrimin e aktivitetit të tyre./Arbresh.info

Njoftimi i plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale