Egzon Bejtullai i nënshtrohet me sukses operimit të gjurit

19:43 | 31 Maj 2026
D.H

Mbrojtësi i Dritës, Egzon Bejtullai, i është nënshtruar sot një operimi në gju, pas lëndimit të rëndë që pësoi në ndeshjen ndaj Ballkanit.

Klubi ka njoftuar se ndërhyrja kirurgjikale ka rezultuar e suksesshme dhe lojtari pritet të lirohet nesër nga spitali, shkruan Arbresh.info.

Mbrojtësi me përvojë pësoi lëndimin në gjurin e djathtë gjatë përballjes kundër Ballkanit, duke u detyruar të mungojë për një periudhë të gjatë.

Nga Drita i kanë uruar futbollistit rikuperim të shpejtë dhe kthim sa më të shpejtë në skuadër.

NJOFTIMI I PLOTË:

Egzon Bejtullai kryen operimin

Sot i është nënshtruar operimit të gjurit lojtari ynë, Egzon Bejtullai, dhe sipas raportit mjekësor operacioni ka rezultuar i suksesshëm.

Bejtullai kishte pësuar një lëndim të rëndë në gjurin e djathtë në ndeshjen kundër FC Ballkanit.

Egzoni pritet të lirohet nesër nga spitali dhe shumë shpejt të fillojë fazën e rehabilitimit.

Rikthim sa më të shpejtë Egzon

 

Shpërndaje në rrjete sociale