“Është e dhimbshme, por jam krenar për këtë ekip” – Gabriel reagon pas humbjes nga Parisi

15:43 | 31 Maj 2026
D.H

Arsenal mbrëmë u mposht në finalen e Ligës së Kampionëve nga Parisi, pas ekzekutimit të penalltive. Koha e rregullt u mbyll 1-1.

Gabriel ishte fytyra tragjike i cili humbi penalltinë e fundit, për t’ia dhënë fitores PSG, shkruan Arbresh.info.

Një ditë pas finales, mbrojtësi brazilian reagoi përmes një postimi emocionues në rrjetin social Instagram.

“Është e dhimbshme, por jam krenar për këtë ekip dhe për gjithçka që kemi arritur së bashku gjatë këtij sezoni.”

“Faleminderit tifozëve tanë të jashtëzakonshëm për mbështetjen tuaj në çdo hap të rrugëtimit. Ju e meritoni ta festoni këtë rrugëtim me ne dhe ta shijoni paradën e sotme!”

“Shihemi sezonin e ardhshëm!”, ka shkruar Gabriel në Instagram.

Ani pse humbën finalen e Ligës së Kampionëve, Arsenali arriti ta fitoj Premier Leaguen, duke e arritur këtë sukses pas 22 vitesh./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale