Osmani vizitoi Obiliqin dhe Mitrovicën: Kosova qëndron e fortë sepse qëndrojnë të forta familjet e saj

12:57 | 31 Maj 2026
E.H

Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ka vizituar mbrëmë Obiliqin dhe Mitrovicën.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se në Obiliq takoi familjet Hashani e Isufi, kurse në Tavnik familjen Neziri, si dhe familjen Rushiti në Kqik.

“Mbrëmë në mes të qytetarëve në Obiliq te familjet Hashani e Isufi, e në Tavnik të Mitrovicës te familja Neziri, si dhe në Kqiq te familja Rushiti. Familjet tona janë themeli i shoqërisë sonë. Kosova qëndron e fortë sepse qëndrojnë të forta familjet e saj”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale