Kurti pas fitores së klubit Dardania: Renovimi i stadiumit ka përfunduar, po ndërtohen edhe dy të tjerë

12:31 | 31 Maj 2026
E.H

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se së bashku me kryetarin e Kamenicës, Kadri Rahimaj, kanë njoftuar klubin e futbollit ‘Dardana’ për projektin e renovimit të tërësishëm të stadiumit të klubit.

Sipas Kurtit, lajmi është dhënë menjëherë pasi KF Dardana siguroi ngjitjen në Ligën e Dytë, duke e cilësuar projektin si një arsye shtesë për festë.

Ai ka bërë të ditur se projekti është përfunduar nga komuna dhe se realizimi i tij pritet të nisë së shpejti. Stadiumi, sipas tij, do të jetë modern dhe unik, me kapacitet prej 2.500 ulësesh dhe do të jetë stadiumi i parë në Kosovë që do të ndërtohet nga druri.

Kurti ka përmendur edhe investime të tjera sportive në Kamenicë, përfshirë stadiumin e atletikës në Novosellë dhe stadiumin e futbollit në Hogosht, duke theksuar se investimet në sport janë investime për rininë, shëndetin dhe të ardhmen e vendit.

Shpërndaje në rrjete sociale