SHBA godet sërish anije në Paqësorin lindor, 3 persona të vrarë

08:21 | 31 Maj 2026
E.H

Ushtria amerikane ka bërë të ditur të shtunën se ka kryer një sulm ndaj një anijeje në Paqësorin lindor, ku si pasojë janë vrarë tre persona.

Ky është sulmi i dytë brenda dy ditësh, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Komanda Jugore e SHBA-së deklaroi në një postim në X se inteligjenca kishte konfirmuar se anija po lëvizte në rrugë të përdorura për trafikun e drogës në Paqësorin lindor dhe ishte e përfshirë në operacione të tilla.

“Në këtë aksion u vranë tre persona të dyshuar si trafikantë droge. Asnjë pjesëtar i forcave amerikane nuk është lënduar”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale