Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka rikujtuar se sot më 31 maj 2026, përfundon afati për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta për votim në zgjedhjet e ardhshme.
Përmes një njoftimi, KQZ u ka bërë thirrje qytetarëve që ende nuk janë regjistruar ta shfrytëzojnë kohën e mbetur për të përfunduar procedurat e nevojshme.
Sipas KQZ-së, regjistrimi mund të bëhet në mënyrë elektronike përmes platformës së dedikuar online, si dhe pranë Zyrës së Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse.
KQZ ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së të gjithë qytetarëve në procesin zgjedhor, duke u bërë thirrje personave me nevoja të veçanta që të regjistrohen brenda afatit të paraparë.
Zbulohet veprimtari e paligjshme mjekësore në Obiliq, interv...
Kanos kolegun me armë lodër, arrestohet i dyshuari në Prisht...
SHBA godet sërish anije në Paqësorin lindor, 3 persona të vr...
Sot Dita botërore pa duhan
Moti sot në Shqipëri
Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, mbush 59 vjet