Moti sot në Kosovë parashihet të jetë i vranët me intervale me diell. Vranësirat, vende-vende, pritet të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6–9°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë 24–27°C.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1–11 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Indeksi UV gjatë intervaleve me diell do të jetë i lartë, prandaj rekomandohet shmangia e ekspozimit të zgjatur në diell gjatë orëve të mesditës, veçanërisht nga ora 10:00 deri në 16:00.
IHMK thotë se kushtet meteorologjike do të jenë kryesisht të favorshme për aktivitetet në natyrë, megjithëse të dielën rekomandohet të keni me vete një ombrellë për shkak të mundësisë së reshjeve lokale të shiut.
SHBA godet sërish anije në Paqësorin lindor, 3 persona të vr...
Sot Dita botërore pa duhan
Moti sot në Shqipëri
Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, mbush 59 vjet
Serwer: Vetë mbështeta krijimin e Gjykatës Speciale, kam gab...
Fantastike: Shqiptari Jurgen Uldedaj mbron titullin IBO ndaj...