Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të shtunë në qytetin e Lezhës, ku u organizua një takim për 35-vjetorin e Partisë Socialiste. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se objektivi kryesor i PS-së mbetet integrimi i plotë i Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Gjithashtu, në fjalën e tij, Rama u ndal edhe te rrugëtimi i Partisë Socialiste ndër vite, duke vlerësuar rolin e saj në jetën politike të vendit dhe kontributin në mbrojtjen e interesave kombëtare.
“35 vjet janë pak, por janë shumë për peshën dhe impaktin që ka pasur PS në jetën e vendit dhe për të kuptuar vlerën e shtuar që PS ka sjellë dhe për t’u qasur në një mënyrë interesit tonë kombëtar, të shoqërisë dhe të botës.
Duken si fjalë të zakonshme që një forcë politike të ketë një qëndrim solid, të palëkundur dhe të kthjellët me interesin kombëtar, por ja që s’është kaq e zakonshme. Por kjo është karakteristikë e PS-së, e cila nuk ka lëvizur asnjëherë asnjë milimetër nga vija e drejtë e mbrojtjes së interesit kombëtar dhe për këtë ka plot shembuj, por më kuptimploti dhe ulëritësi në sensin negativ është shembulli që dallon PS-në me kundërshtarët e saj politikë.
PS u përball me një front kundërshtarësh që nuk lanë gjë pa thënë dhe nuk do të lënë gjë pa thënë për të qenë ata që janë.
Ata e sulmuan PS-në si parti e lidhur me Serbinë, si parti shërbëtore e Beogradit, por e vërteta tregoi diçka tjetër.
PS qysh në ditën e parë të marrjes në dorë të frenave të vendit, në vitin 1997, u bë mbështetja më e fortë, e palëkundur dhe e përhershme deri në çlirimin e Kosovës dhe të Ushtrisë së Kosovës, që trajtoheshin si terroristë.
Duket e zakonshme që një forcë politike të ketë një marrëdhënie të fortë me të shkuarën. Jemi një forcë që u krijuam si një shprehje e vendosmërisë dhe kurajos së një grupi njerëzish për t’u ndarë me të shkuarën dhe për ta kthyer drejtimin nga e ardhmja dhe mbetëm e vetmja forcë që di të ruajë me të shkuarën një marrëdhënie të dinjitetit kombëtar, sepse u bë forca që kurrë nuk lejoi që të përlyhej Lufta Nacionalçlirimtare dhe ua la turpin atyre që e patën dhe e kanë.
Ne përpara kemi objektivin historik, majën ku do të vendosim flamurin e Gjergj Kastrioti Skënderbeu në oborrin e shtëpisë europiane”, u shpreh ai.
Alarm në Suharekë: Konfirmohet lija e deleve dhe dhive, ndal...
Zgjedhjet presidenciale në Kolumbi, të dielën kolumbianët dr...
Rama nga Lezha: Objektivi ynë, vendosja e flamurit të Skënde...
Kurti bën homazhe në Marinë në nderim të dëshmorëve Rasim Ki...
Interi synon yllin e madh të Man Cityt, anglezët i vendosin ...
Rrokulliset një kamionetë me ujë në autostradën “Ibrahim Rug...