Në sheshin “Skënderbej” zhvillohet sot (30 maj) finalja e FIP Platinum Albania, turneu ndërkombëtar i padelit që prej datës 26 maj ka sjellë në zemër të kryeqytetit shqiptar disa prej emrave më të njohur të këtij sporti në arenën ndërkombëtare.
Në rrjetin social Facebook, kryeministri Edi Rama ka publikuar disa fotografi nga atmosfera e krijuar në shesh, gjatë këtyre ditëve teksa ka ftuar qytetarët të ndjekin nga afër finalen e madhe.
“Mirëmëngjes, dhe me ftesën që pas finales së madhe të UEFA Champions League-s të shijoni finalen e turneut ndërkombëtar të padelit, FIP Platinum Albania sonte në Sheshin Skënderbej, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama.
Turneu ka shndërruar për disa ditë sheshin qendror të Tiranës në një arenë moderne sportive, duke tërhequr vëmendjen e sportdashësve vendas dhe të huaj ndërsa hyrja është falas për të gjithë.
FIP Platinum është niveli më i lartë i CUPRA FIP Tour, qarkut global të Federatës Ndërkombëtare të Padelit (FIP). Këto turne janë ndër ndalesat më prestigjioze të sezonit, duke ofruar një fond çmimesh prej 120,000–150,000 € dhe 300 pikë renditjeje për fituesit.
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së: Forcat amerikane janë më se...
Aksident në Veternik, përfshihet një veturë e KFOR-it
Lamtumira e Modricit me Milanin? Kroati postoi këtë mesazh n...
Shtëpia e Bardhë: Marrëveshje me Iranin vetëm nëse respektoh...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi në Vushtrri, ar...
Bien çmimet e derivateve në Kosovë, nafta më lirë për tre ce...