Vidhet arka e parave në një xhami në Keqekollë të Prishtinës

08:31 | 30 Maj 2026
E.K

Një vjedhje është raportuar në fshatin Keqekollë të Prishtinës, ku persona ende të paidentifikuar kanë depërtuar me forcë në objektin e një xhamie dhe kanë marrë arkën e parave.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitet kompetente hetimore.

-Fsh. Keqekollë, Prishtinë 29.05.2026 – NN. Është raportuar se persona të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në brendësi të objektit të xhamisë dhe nga aty kanë vjedhur arkën e parave (shuma nuk dihet). Rasti në hetime.