Ndërron jetë futbollisti 13-vjeçar nga Kumanova, klubet dhe trajnerët në zi

12:29 | 29 Maj 2026
E.K

Ka ndërruar jetë në moshë shumë të re futbollisti 13-vjeçar Agan Asani nga fshati Çerkez i Kumanovës, duke lënë pas dhimbje të madhe në komunitetin sportiv.

Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga trajneri i tij, Ismet Zeqiri, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur pikëllimin për humbjen e talentit të ri.

Asani ishte pjesë e klubit KF Kumanova dhe konsiderohej një lojtar premtues, i vlerësuar nga bashkëlojtarët dhe stafi teknik për përkushtimin dhe pasionin për futbollin.

Klubi dhe komuniteti sportiv kanë shprehur ngushëllime për familjen Asani, duke theksuar se kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i gjallë mes shokëve dhe trajnerëve.

Ngjarja ka prekur thellë opinionin sportiv lokal, ndërsa mesazhe ngushëllimi kanë vazhduar të vijnë nga figura të ndryshme të sportit.