Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza gjatë hapjes së fushatës së PDK-së në Ferizaj ka përshëndetur ish-liderët e UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në Hagë, duke uruar që të lirohen sa më parë.
Ai theksoi se askush nuk mund ta zbehë sakrificën për lirinë e Kosovës, as nuk mund ta ndalë ecjen përpara të vendit.
“Sot, liderët tanë Hashim Thaçi e Kadri Veseli, dhe bashkëluftëtarët e tyre Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, tanë ndodhen larg familjeve të tyre, në Hagë. Ne besojmë në drejtësi. Ne besojmë në të vërtetën. Dhe ne besojmë se historia nuk mund të rishkruhet. Ata nuk janë vetëm individë. Ata janë pjesë e historisë së Kosovës. Dhe unë besoj fort se ata do të kthehen faqebardhë. Do të kthehen krenarë. Do të kthehen më të fortë”, shtoi Hamza.
Lideri i PDK-së tha se kjo parti që mbartë një pjesë të madhe të historisë së çlirimit dhe shtetndërtimit të Kosovës, do t’ia kthejë vendit shpresën dhe dinjitetin.
“Sonte, nga ky moment, nga kjo sallë, ne e fillojmë ndryshimin. Ne e fillojmë kthimin e shpresës. Ne e fillojmë rikthimin e Kosovës në rrugën e zhvillimit, partneritetit dhe dinjitetit. Kosova nuk është ndërtuar nga njerëz që ikën nga përgjegjësia. Kosova është ndërtuar nga burra dhe gra që sakrifikuan gjithçka për këtë vend”, tha ai.
Shqipëri: Qeveria miraton reformë të re për njësimin e grada...
Islanda miraton referendum për nisjen e negociatave me BE në...
Osmani: Sonte rikthyem një besim se Kosova mund të udhëhiqet...
“Më shumë ka pasur armatim nëpër oda se në Kazermë”, Kurti n...
Pas SHBA-së edhe Shqipëria refuzon kërkesën e Rusisë për lar...
Ylli i Chelseat kërkon largimin pak ditë pas emërimit të Xab...