Abdixhiku në hapje të fushatës: Ne jemi pasardhësit politik të shqiptarit më të madh të kohërave, Ibrahim Rugovës

18:33 | 28 Maj 2026
D.H

Lidhja Demokratike e Kosovës ka hapur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku gjatë fjalimit hapës, tha se partia po nis një kapitull të ri për Kosovën dhe u bëri thirrje qytetarëve për fitore me dinjitet.

Ai theksoi se LDK-ja është trashëgimtare politike e Ibrahim Rugovës dhe se nuk duhet pranuar gjendja e zymtë në vend.

“Krejt Kosova LDK. Jemi mbledhur këtu jo vetëm si pjesëtar të një lidhje të fortë por si një shtëpi e bashkuar e njerëzve që ëndërrojnë… Sonte e shënojmë fillimin e një kapitulli të ri për Republikën tonë. Le t’i kujtojmë kush jemi ne, ne jemi pasardhësit politik të shqiptarit më të madh të kohërave, pasardhësit e dr. Ibrahim Rugovës.

Para vetës kemi një kushtrim, detyrë e obligim, të fitojmë me dinjitet për Republikën tonë. Sonte jam para jush jo vetëm si kryetar i LDK-së, sonte jam para jush si një djalë i kësaj toke, si një prind, si qytetar që refuzon ta pranojë zymtësinë e vendit tim. Nuk jemi rritur kështu, nuk i rrisim as fëmijët tanë kështu”, tha Abdixhiku.

 

Shpërndaje në rrjete sociale