Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj S.S., për veprën penale “Falsifikimi i parasë”.
Sipas aktakuzës, më 09.12.2024, rreth orës 15:10, në magjistralen Gjilan-Prishtinë, i pandehuri, posedonte bankënota false, të cilat kishte tentuar t’i fusë në përdorim, në shumën totale prej njëqind e pesë mijë (105,000.00) eurosh.
Ekspertiza e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ka konstatuar se të gjitha bankënotat ishin të falsifikuara./Arbresh.info
Çfarë modeli të mbrojtjes gjithëpërfshirëse ka Finlanda, të ...
SPAK është institucioni më i besueshëm, mbi 90% e shqiptarëv...
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e djeshme në Prishtinë
Osmani: Një popull që ka fituar lirinë kundër të gjitha gjas...
Ambasadori gjerman në patrullë me trupat e KFOR-it
Abdixhiku flet për Ministrinë e Familjes: 200 euro në muaj p...