Komanda e Karabinierëve të Raguzës ka arrestuar në flagrancë një 41-vjeçar shqiptar, T.M, i cili kishte banuar në Gulfi Chiaramonte për shumë vite dhe ishte përfshirë në trafikun e drogës.
41 vjeçarit iu gjetën sasi kokaine në kushtet e flagrancës.
Hetimi dhe një kontroll personal dhe i automjetit i kryer nga efektivët, çuan në zbulimin e disa dozave të kokainës dhe kanabisit, të destinuara për shitje te palët e treta, një thikë me teh të madh dhe afërsisht 100 euro në kartëmonedha me prerje të ndryshme, me shumë gjasa të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm, shkruan vizionplus.tv,
Lënda narkotike e gjetur u sekuestrua në pritje të analizave, informon media italiane.
Pas ndalimit, u vendos që shqiptari të lihej në masën e arrestit shtëpiak deri në fund të hetimeve dhe deri në vendimin e Gjykatës së Apelit Iblea.
Osmani për vizitë në Mitrovicë: Bajrami na kujton vlerat e s...
Kurti dhe Haxhiu vizitojnë familjet e heronjve Afrim Bunjaku...
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...
Gjigantët evropian të ‘çmendur’ pas yllit të Newcastle-s
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali