Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se sot, me rastin e festës së Kurban Bajrami, ka vizituar komandantin Jetullah Geci në Llausha.
Në këtë vizitë, ai ishte i shoqëruar edhe nga Sami Lushtaku.
Thaçi në postimin e tij ka shkruar se komandanti Jetullah i priti me mikpritje e bujari, derisa ua uroi të gjithë besimtarëve festën me shëndet dhe gëzime.
“Sot në Llaushë në këtë ditë feste, bashkë me kryetarin Lushtaku e vizituam axhin Jetullah për t’ia uruar Kurban Bajramin. Mikpritës e bujar si gjithmonë. Urime festa, me shëndet e gëzime për të gjithë!”, ka shkruar ai në Facebook.
Zelensky i dërgon letër urgjente Trumpit
Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...
Shefi i Këshillit të Evropës bën thirrje për më shumë mbësht...
Foda: Objektivi më i madh mbetet kualifikimi në Euro 2028
Aksidentohen dy policë gjatë operacionit antidrogë në Korçë
Konjufca pas takimit me kongresistët amerikan: SHBA-ja, part...