Gjenerali amerikan takon komandantin e FSK-së: Përkushtim për Evropë Juglindore të sigurt

12:20 | 27 Maj 2026
E.H

Gjenerali Chris McKinney, zëvendësdrejtor i Komandës Evropiane të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, ka realizuar vizitën e tij të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ai ka takuar edhe komandantin e Forcës së Sigurisë, Bashkim Jasharin.

McKinney, e falënderoi Jasharin, për vitet e koordinimit dhe bashkëpunimit në përmirësimin e parandalimit ndaj kërcënimeve për Evropën Juglindore.

“Përparimi që kemi arritur së bashku pasqyron forcën e përkushtimit tonë të përbashkët për një Evropë Juglindore të sigurt, stabile dhe prosperuese,” theksoi McKinney gjatë vizitës.

Takimi nënvizoi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për modernizimin e mbrojtjes së Kosovës dhe bashkëpunimin rajonal në fushën e sigurisë.

Shpërndaje në rrjete sociale