AC Milan ka nisur zyrtarisht kërkimet për trajnerin e ri pas largimit të Massimiliano Allegri.
Drejtuesit e klubit italian po analizojnë disa emra të njohur, ndërsa favorit aktual për stolin kuqezi konsiderohet Andoni Iraola, shkruan Arbresh.info.
Sipas Gazzetta dello Sport, drejtuesit e Milanit kanë kohë që po përgatisin alternativat për pankinën dhe tashmë kanë intensifikuar kontaktet.
Iraola, i cili së fundmi drejtoi Bournemouth drejt vendit të gjashtë në Premier League, shihet si profili ideal për stilin e ri që kërkon klubi.
Trajneri bask pëlqehet për futbollin ofensiv, modern dhe presionin e lartë që aplikojnë skuadrat e tij. Pikërisht ky stil konsiderohet krejtësisht ndryshe nga ai i Allegrit.
Raportohet se mes Iraolës dhe pronarit të Milanit, Gerry Cardinale, ka pasur tashmë kontakte direkte. Emri i tij ndodhet në listën e ngushtë të kandidatëve nga ku pritet të zgjidhet trajneri i ri brenda javës së ardhshme.
Përveç Iraolës, në garë janë edhe disa emra të njohur të futbollit evropian. Njëri prej tyre është Xavi Hernández, ish-trajneri i Barcelona. Spanjolli aktualisht është pa klub dhe thuhet se nuk do ta refuzonte një ofertë nga Milani.
Në listën e kuqezinjve ndodhet edhe Oliver Glasner, i cili pritet të largohet nga Crystal Palace pas përfundimit të kontratës. Austriaku vlerësohet për aftësinë e tij për të zhvilluar lojtarët dhe për të arritur rezultate edhe me skuadra pa yje të mëdhenj.
Një tjetër emër që monitorohet është Mauricio Pochettino, aktualisht trajner i SHBA.
Megjithatë, ai është i fokusuar te Kampionati Botëror 2026, ku SHBA-ja do të jetë organizatore.
Mediat italiane bëjnë të ditur se në prapaskenë po qarkullojnë edhe emra të tjerë si Thiago Motta, Daniele De Rossi dhe surpriza e mundshme Mark van Bommel, i cili ka lidhje të forta me Zlatan Ibrahimović.
Vendimi final për trajnerin e ri pritet të merret shumë shpejt, pasi drejtuesit e Milanit duan të nisin sa më herët planifikimin për sezonin e ardhshëm./Arbresh.info
Spanja konfirmon një rast të ri me hantavirus
”Sot në Mitrovicë e Ferizaj”, Pacolli njofton vazhdimin e ak...
Dembélé qetëson tifozët: Po, më 30 maj do të jem në fushë
“Familja e tij ishin mbështetës të Rugovës”, Haradinaj preza...
Talenti i ri, Pitarch pritet të jetë pjesë e rëndësishme e R...
Djali i Jakup Krasniqit shijon kafen e mëngjesit me vëllanë ...