Manchester City i dha fund epokës së artë të Pep Guardiola me një festë madhështore këtë të hënë, duke organizuar një paradë me autobus të hapur në rrugët e Manchesterit. Në festime morën pjesë si ekipi i meshkujve, ashtu edhe ai i femrave, që këtë sezon u shpall kampion i ligës.
Mijëra tifozë mbushën rrugët e qytetit, pavarësisht temperaturave të larta që arritën deri në 31 gradë Celsius. Guardiola dhe futbollistët e Cityt parakaluan me dy trofetë e fituar këtë sezon, FA Cup dhe EFL Cup.
Pas paradës, festa vazhdoi në arenën Co-op Live Arena, ku ishin të pranishëm shumë legjenda të klubit. Një nga surprizat më të mëdha ishte paraqitja e ish-kapitenit Vincent Kompany, tashmë trajner i Bayern Munich, i cili solli trofeun e Premier League 2017/18 – titullin e parë të epokës Guardiola te City.
The return of a hero 🫡🩵
Watch LIVE 🔗 https://t.co/tbvxS68wMe pic.twitter.com/7GtFPlPWFt
— Manchester City (@ManCity) May 25, 2026
Në festë morën pjesë edhe emra të njohur si Fernandinho, Kolo Touré dhe Jack Grealish. Të pranishëm ishin edhe tre fëmijët e Guardiolës – Maria, Marius dhe Valentina – si dhe Noel Gallagher, lideri i grupit Oasis.
Secili prej 20 trofeve të fituar gjatë epokës së Guardiolës u soll në skenë nga lojtarë aktualë dhe ish-futbollistë të klubit. Gjatë mbrëmjes u transmetuan edhe video-homazhe për trajnerin katalanas, përfshirë një mesazh special nga legjenda e NBA-së, Michael Jordan.
I emocionuar, Guardiola falënderoi tifozët dhe klubin për mbështetjen ndër vite.
“E ndjeva lidhjen me këtë klub që nga dita e parë. Nuk kam mjaftueshëm fjalë për t’ju falënderuar. Gjithçka që kam përjetuar këtu do ta mbaj në zemër për gjithë jetën”, deklaroi ai.
Me këtë festë spektakolare, Manchester City mbylli zyrtarisht periudhën më të suksesshme në historinë e klubit, nën drejtimin e Pep Guardiolës.
Alarmohet Spanja/ Konfirmohet një rast i ri me hantavirus, i...
“Shkundet” Saranda/ Prokuroria lëshon dhjetëra urdhër-arrest...
Kompany i befason të gjithë në festën lamtumirëse të Guardio...
Osmani nga Lugu i Baranit: U ndje fryma përbashkuese për të ...
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...