Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka mbajtur sot tubim në Mitrovicë, ku ka prezantuar kandidatët për deputet nga ky qytet.
Përmes një postimi në Facebook, Hamza theksoi se Kosova ka nevojë për bashkim, seriozitet dhe një drejtim që sjell zhvillim, mirëqenie dhe shpresë për çdo familje.
“Mitrovica sonte na dha energji, besim dhe vendosmëri për misionin tonë: t’i themi STOP krizës dhe ta ndryshojmë Kosovën! Bashkë me strukturat tona dhe qytetarët e shumtë, prezantuam kandidatët për deputetë nga Mitrovica, njerëz të dëshmuar që do t’i japin zë qytetarëve dhe zhvillimit të vendit. Kosova ka nevojë për bashkim, seriozitet dhe një drejtim që sjell zhvillim, mirëqenie dhe shpresë për çdo familje. Më 7 qershor, bashkë do ta ndalim krizën dhe do ta hapim një kapitull të ri për Kosovën”, ka shkruar Hamza./Arbresh.info
Alarmohet Spanja/ Konfirmohet një rast i ri me hantavirus, i...
“Shkundet” Saranda/ Prokuroria lëshon dhjetëra urdhër-arrest...
Kompany i befason të gjithë në festën lamtumirëse të Guardio...
Osmani nga Lugu i Baranit: U ndje fryma përbashkuese për të ...
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...