Bruno Fernandes është bërë lojtari me më së shumti asistime në një sezon të vetëm të Premier League, duke arritur në 21 asistime dhe duke kaluar emra të mëdhenj si Thierry Henry dhe Kevin De Bruyne.
Megjithatë, suksesi i tij është shoqëruar me kritika nga legjenda e Manchester United, Roy Keane, i cili ka deklaruar se portugezi po tregohet “egoist” në fushë dhe se po e vendos rekordin personal mbi lojën e ekipit.
Këto deklarata kanë nxitur reagim të fortë nga Bruno Fernandes, i cili ka folur hapur në podcast-in “The Diary of a CEO”, duke i mohuar plotësisht akuzat.
“Unë nuk e pranoj kur njerëzit gënjejnë. Në këtë rast, ajo që ka thënë Roy Keane është gënjeshtër”, u shpreh Bruno Fernandes.
Ai shtoi se ka pasur respekt të madh për Keane dhe madje ka tentuar të kontaktojë me të për të sqaruar situatën.
“Gjithmonë e kam respektuar Keane, prandaj edhe kërkova numrin e tij për t’i dërguar mesazh dhe për ta diskutuar këtë çështje”, tha ai.
Bruno Fernandes theksoi se nuk ka problem me kritikat, por jo me dezinformimin.
“Unë nuk kam problem me kritikat. I pranoj të gjitha dhe nuk i përgjigjem askujt, por nuk mund të pranoj gënjeshtra”, deklaroi ai.
Ai gjithashtu mbrojti paraqitjet e tij, duke thënë se stili i lojës së tij nuk ka ndryshuar.
“Statistikat e mia në krijimin e rasteve kanë qenë gjithmonë të njëjta. Nuk është se tani po luaj për asistime. Roy Keane ka parë gjithmonë të njëjtin Bruno Fernandes”, u shpreh mesfushori portugez.
Në fund, ai shtoi se do të kishte preferuar më shumë respekt nga ish-kapiteni i United.
“Do të preferoja që Roy Keane të më vlerësonte ndonjëherë, sepse kam arritur diçka që nuk e bëjnë shumë lojtarë.”
Bruno Fernandes po kalon një sezon të jashtëzakonshëm, duke u shpallur edhe Lojtari i Sezonit në Premier League dhe duke udhëhequr Manchester United në sulm me gola dhe asistime, si dhe rikthimin në Ligën e Kampionëve pas një periudhe dyvjeçare mungese./Arbresh.info
Nuk kanë fund problemet tek Milani, ylli i skuadrës mund të ...
Matoshi: Momenti kur e mora thirrjen nga Kosova, ishte ndjen...
Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës, po...
Këta janë kadidatët potencial për ta zëvendësuar Allegrin te...
105 mijë votues me postë, më 6 qershor nis votimi në përfaqë...
Kurti: Nis investimi 315 mijë euro për furnizimin me ujë të ...