Kosova do të luaj një ndeshje miqësore ndaj Andorrës të dielën e 7 qershorit në Prishtinë.
Takimi nis nga ora 20:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Arbresh.info.
Tashmë Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se biletat për këtë ndeshje kanë dal në shitje për të gjithë ata që duan të jenë të pranishëm në stadium.
Çmimet variojnë nga 10 deri në 100 euro. Në sektorët veri dhe jug një biletë kushton 10 euro.
Në pjesën lindore të stadiumit bileta kushton 20 euro, kurse në perëndim çmimi shkon në 30. Një person i cili dëshiron të jetë një pjesën VIP, duhet të paguaj 100 euro.
Linku për t’u pajisur me biletë e gjeni këtu.
Përveç kësaj ndeshje, Kosova luan një tjetër miqësore atë me Çekinë me datë 31 maj./Arbresh.info
Igli Tare shkarkohet nga posti i drejtorit sportiv të Milani...
Pesë të lënduar në një aksident të rëndë në rrugën Gjilan-Ka...
Allegri pranë Napolit, Milani drejt shkarkimit të trajnerit
Nis rishikimi i ligjit për Parqet Kombëtare, synohet zgjidhj...
Gjykata Kushtetuese rikthen për rishqyrtim çështjen e masës ...
Kryeqyteti organizon ceremoni përkujtimore për Fehmi e Xhevë...