Kreshnik Uka, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

16:01 | 25 Maj 2026
D.H

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.

Për javën e tridhjetë e pestë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të KF Drenicës, Kreshnik Uka, pas paraqitjes së tij të jashtëzakonshme në fitoren ndaj Ferizajit me rezultat 3:2, ku realizoi dy gola dhe kontribuoi me një asistim.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Pasi mori këtë çmim, Uka u shpreh i lumtur për suksesin e arritur dhe rëndësinë e kësaj fitoreje për skuadrën.

“Çdo lojë prej sezonit pranveror ka qenë finale për neve. E kemi ditur që na pret një ndeshje shumë e rëndësishme, pavarësisht faktit që Ferizaji ishte përshëndetur nga Albi Mall Superliga, por e kemi ditur që ka me qenë shumë vështirë me fitu dhe në fund ia arritëm. Jam i lumtur që kontribuova me dy gola dhe një asistim.”

“I falënderoj gjithë bashkëlojtarët e mi për angazhimin gjatë gjithë ndeshjes.”

“Ndeshjen e fundit e kemi ndaj Prishtinës si mysafir dhe e dimë që do të jetë shumë e vështirë, por ne do të shkojmë për tri pikë për t’iu shmangur barazhit.”

“Faleminderit Federatës për çmimin “Ylli i Javës”, si dhe të gjithë bashkëlojtarëve, stafit të trajnerëve dhe tifozëve për përkrahjen e tyre.” tha ai për faqen zyrtare të FFK-së./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale