Gjyqtari i Gjykatës Supreme, Rrustem Thaçi, është zgjedhur kryesues i ri i Këshilli Gjyqësor i Kosovës me gjashtë vota pro nga gjithsej 11 anëtarë që morën pjesë në votim.
Thaçi siguroi një votë më shumë se kundërkandidati i tij, Besnik Bislimaj, i cili mori pesë vota. Mandati i kryesuesit të ri do të zgjasë tre vjet dhe ka hyrë në fuqi nga 25 maji.
Gjatë mbledhjes së KGJK-së u zhvillua edhe ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës, ku zëvendëskryesuesja Arjeta Sadiku ia dorëzoi zyrtarisht përgjegjësitë Thaçit.
Sipas saj, funksioni i tij si gjyqtar në Gjykatën Supreme do të pezullohet për kohëzgjatjen e mandatit si kryesues i Këshillit.
Zgjedhja vjen pas një procesi të përsëritur, pasi votimi i 30 prillit kishte përfunduar pa fitues, me të dy kandidatët që kishin marrë nga pesë vota. KGJK-ja më pas rishpalli konkursin për këtë pozitë.
Thaçi pason në detyrë ish-kryesuesin Albert Zogaj, duke marrë drejtimin e institucionit përgjegjës për administrimin dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor në Kosovë.
Kurti flet për prodhimin e municionit në takimin me Odën Kos...
Trump: Paqja me Iranin do jetë një marrëveshje e shkëlqyer o...
Albion Rrahmani në formacionin e javës në Çeki
Aksident mes tri veturave në rrugën Viti-Kllokot, lëndohen t...
Tetë zyrtarë policorë dekorohen me “Medalje për shpëtim jete...
Kurti shpreh mirënjohje për ushtarët amerikanë në Ditën Përk...