
reporttv
Nënkontraktorët e firmës “Mabco” vijojnë protestën e tyre tashmë prej rreth një jave përpara kantierit të aeroportit të Vlorës. Edhe këtë të hënë, nënkontraktorët nuk janë lejuar të hyjnë në brendësi të kantierit, ndërsa përpara ambienteve vijojnë të qëndrojnë forcat e sigurisë dhe efektivët e policisë, të cilët nuk lejojnë punonjësit të futen në zonën e punimeve.
Vetë nënkontraktorët e “Mabco” të Behgjet Pacollit kanë vijuar protestën e tyre paqësore, ndërsa janë ende në pritje të vendimit të gjykatës lidhur me situatën e krijuar. Ata shprehen se punimet e tyre janë kryer në masën rreth 90%, ndërsa ka mbetur shumë pak për t’u dorëzuar plotësisht.
Prej një jave ata nuk lejohen të hyjnë në kantier dhe deklarojnë se brenda ndodhen ende jo vetëm mjetet e punës, por edhe sendet e tyre personale, të cilat nuk kanë arritur t’i tërheqin. Nënkontraktorët theksojnë se do të vijojnë protestën, pasi pretendojnë se kanë mbetur të papaguar për punën e kryer gjatë dy muajve të fundit.
Kurti shpreh mirënjohje për ushtarët amerikanë në Ditën Përk...
Para Bajramit, Bashkësia Islame gëzon 76 jetimë me nga 100 e...
Tramvaji del nga shinat në Beograd, 13 të plagosur mes tyre ...
Rama në Bruksel për Konferencën e 8-të Ndërqeveritare me BE-...
Irani konfirmon përparimin e bisedimeve me SHBA-në, por moho...
Rrustem Thaçi zgjedhet kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të...